|
Wednesday, 17 January 2007 |
|
Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, Fakulteti Juridik – Shkup
dhe Akademia Policore – Shkup. Para studentëve të fakulteteve të
përmendura në prill dhe maj të vitit 2006, Projekt koordinatori e
prezantoi projektin dhe rezultatet e fituara nga ndjekja e
deriatëhershme e rasteve të abuzimeve policore. Studentët e vitit të
parë në Akademinë Policore, si edhe studentët t vitit të tretë të
studimeve juridike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe
Fakulteti Juridik – Shkup treguan interes të madh për Projektin dhe një
numër i madh prej tyre shfaqën dëshirën të jenë vullnetar në të
njëjtin. Gjithashtu, përveç prezantimit të Projekt koordinatorit,
fjalime hyrëse kishin edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe FISHHM.
|