Logo

PROJEKT PËR PËRKRAHJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Human rights support project

Meny kryesore
Faqja e pare
Per ne
Aktuale
FAQ
Pres
Aktivitete
Fotografi
Publikime
Na pyesni
Vende pune
Kontakt
Linqe
MPB
Avokati i popullit
MRLC
Drejtesi
Pyetje Të Bëra Më Shpesh Printoni E-mail

1. Kisha situatë të pakëndshme me polic. Nuk ishte përdorur forcë, por më kërkonte në çantë dhe më ofendonte. Si mund t’i realizoj të drejtat?

Sigurisht që mund të na drejtoheni. Nuk duhet të përdoret forcë fizike që të ekzistojë rast i keqpërdorimit policor. Mund t’ju ndihmojmë dhe në emrin Tuaj të paraqesim shkelje pranë Sektorit për kontroll të brendshëm në MPB (kompetent për procedurën disiplinore), pranë Avokatit të popullit, t’ju ndihmojmë në përgatitjet e padisë penale pranë Prokurorit publik. Në kuadër të projektit punojnë juristë me përvojë shumëvjeçare në këtë sferë.

2. Çfarë nëse paraqes kundërvajtje kundër policit, dhe më pas ai hakmerret në ndonjë mënyrë?

Deri tani kemi paraqitur mbi 130 kundravajtje për veprimet e policëve. Në asnjë rast qytetarët nuk janë ankuar se pas kësaj u është kryer presion, as edhe polici për sjelljen e të cilit janë ankuar është hakmarrë në cilën do mënyrë.

3. U sulmova fizikisht nga 2 policë me rroba civile, mendoj se ishin ALFA. Kjo ndodhi para 3 muajsh. A mund të paraqes kundravajtje kundër policëve që nuk janë në uniformë, dhe a nuk është vonë tani.

Sigurisht që mund të paraqisni kundravajtje kundër personave të autorizuar zyrtar (PAZ) të MPB, të cilët detyrat e tyre i kryejnë në veshje civile. Në lidhje me afatin nuk është vonë. Nuk është parashikuar afat në të cilin mund të paraqitet kundravajtje në MPB, afat në të cilin mund të paraqitet kundravajtja pranë Avokatit të popullit është një vit nga ngjarja, ndërsa afati për padi private është 3 muaj. Megjithatë në interesin tuaj është, me qëllim të përcaktimit objektiv të fakteve, të inicioni procedurë menjëherë pas ndodhjes së shkeljes së të drejtave Tuaja nga ana e PAZ të MPB.

 
Language
MK | EN
Donatorë
Partnere
(c) 2006 HRSP. All rights reserved.
Powered by [Joomla!]
<