|
Wednesday, 29 October 2008 |
|
Më 26.06.2008 u mbajt Pres Konferencë me rastin e
ditës ndërkombëtare për mbrojtje të viktimave nga tortura në të cilën
Koordinatori i Projektit Anica Tomshiq Stojkovska prezantoi një pjesë
nga raporti gjysmëvjetor për të drejtat e njeriut dhe policia si dhe
gjendjen rreth torturës së bërë nga ana e nëpunësve policor.
Koalicioni Të gjithë për gjykime të drejta si pjesë e
projektit për përkrahjen e të drejtave të njeriut reagoi për arrestimin
spektakular të kryetarit të komunës së Strumicës Zoran Zaev si dhe
thyerjen e të drejtës së pafajësisë së supozuar nga ana e policisë dhe
mediumet në RM.
Më 02.10.2008 Koordinatori i projektit PPDNj dhe
Drejtor Ekzekutiv i Koalicionit “Të gjithë për gjykime të drejta” e
paraqiti projektin para Ministrisë së Drejtësisë dhe Sekretariatit për
evrointegrime pranë Qeverisë së RM.
Më 06.10.2008 PPDNj u prezantua në Klinikën e Traumatologjisë në Shkup.
Më 08.10.2008 u prezantua para OJQ’ve Hera dhe Hops
dhe u bisedua për bashkëpunim në pjesën e dhënies të asistencës
juridike pa pagesë viktimave të keqtrajtimit policor të cilët janë
shfrytëzues të shërbimeve të këtyre dy organizatave.
Projekti për përkrahjen e të drejtave të njeriut u prezantua edhe në
buletinin e parë të Koalicionit “Të gjithë për gjykime të drejta”. Më
tepër në www.all4fairtrials.org.mk
|