Logo

PROJEKT PËR PËRKRAHJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Human rights support project

Meny kryesore
Faqja e pare
Per ne
Aktuale
FAQ
Pres
Aktivitete
Fotografi
Publikime
Na pyesni
Vende pune
Kontakt
Linqe
MPB
Avokati i popullit
MRLC
Drejtesi
Syndicate
Mirë se erdhët
Qëllimi i projektit për përkrahjen e të drejtave të njeriut (PPDNj) është të sigurojë këshillim juridik falas të viktimave të sjelljes jo të drejtë policore, të cilët kërkojnë ndihmë gjatë paraqitjes së ankesave zyrtare nëpërmjet mekanizmave të disponueshme të ndryshme administrative dhe juridike.
 
Cilat janë të drejtat tuaja?

Të drejta bazë të njeriut gjatë k0ontakteve me policinë

Lexoni përmbajtjen...
 
Sanksionimi I Rasteve Të Abuzimeve Policore

Nëse fiton dajak ose je i ofenduar dhe i keqtrajtuar nga qytetar rastin me siguri do ta paraqesësh në polici. Ato sipas ligjit janë kompetent t’i mbrojnë të drejtat e tua. Për çfarë nëse të drejtat e tua janë shkelur nga policia? Ku të drejtohesh?

Lexoni përmbajtjen...
 
Kumtesë për mediumet 07.10.2008 Printoni E-mail
Wednesday, 29 October 2008
Shoqatat e qytetarëve Koalicioni “Të gjithë për gjykime të drejta” nga Shkupi, Forumi për të drejtat e Romëve Arka nga Kumanova, Qendra për zhvillim demokratik nga Tetova, Qendra për iniciativë qytetare nga Prilepi dhe Izbor nga Strumica të cilat së bashku e implementojnë Projektin për përkrahjen e të drejtave të njeriut të viktimave të keqtrajtimit policor, i dënojnë ashpër dy rastet e fundit të torturës policore dhe sulmit ndaj qytetarëve në kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë, të cilat u prezantuan në lajmet e më tepër shtëpive mediale nacionale.

Projekti i dënon ashpër veprimet e njësisë speciale Alfa të cilat kanë marrë pjesë në rrahjen e Selim Jusufit nga Luboteni dhe të cilët kanë përdorë forcë dhe kanë përdorë armë zjarri ndaj viktimës, si dhe rrahjen e djalit nga ana e tre policëve të komunikacionit në parkingun e qendrës tregtare Karposh 3 (i njohur edhe si Leptokaria) i cili ishte i shtrirë në tokë dhe u rrah me grushte dhe shqelma.

Shoqatat në Projekt potencojnë rëndësinë e Ligjit për Polici i cili thotë se detyra themelore e policisë është mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, e jo thyerja e tyre.

Deklaratat dhe incizimet tregojnë hapur në të dy rastet përdorimin përtej mase të forcës dhe torturës të cilat janë të ndaluara me dokumentet ndërkombëtare të cilat i ka miratuar edhe Republika e Maqedonisë.

Projekti kërkon që MPB ti ndërmerr të gjithë masat e nevojshme për dënimin e nëpunësve policor, dhe njëkohësisht i fton qytetarët të cilët janë viktima në këto dy raste të paraqiten në numrin 0800 11 333 dhe pa pagesë të marrin ndihmë juridike dhe ndihmë financiare për dokumentim medicinal. 

Ky projekt është i mbështetur nga Fondacioni Instituti shoqëri e hapur – Maqedoni dhe Fondi i viktimave nga tortura pranë OKB.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Language
MK | EN
Ankete
A i sanksionon MPB ne menyre adekuate rastet e keqperdorimeve policore?
 
Donator
Partnere
(c) 2006 HRSP. All rights reserved.
Powered by [Joomla!]
<