Logo

PROJEKT PËR PËRKRAHJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Human rights support project

Meny kryesore
Faqja e pare
Per ne
Aktuale
FAQ
Pres
Aktivitete
Fotografi
Publikime
Na pyesni
Vende pune
Kontakt
Linqe
MPB
Avokati i popullit
MRLC
Drejtesi
Përfundimet e marra nga ana e pjesëmarrësve në tryezën e rrumbullakët në lidhje me Rregulloren për k Printoni E-mail
Thursday, 30 October 2008
Më 28.05.2007 shoqatat e qytetarëve ARKA, IZBOR, CDR, CGI dhe Koalicioni Të gjithë për gjykime të drejta, partnerë implementues në Projektin për përkrahjen e të drejtave të njeriut, organizuan tryezë të rrumbullakët në hotelin Kontinental në Shkup. E njëjta u organizua me rastin e miratimit të Rregullores për kryerje të punëve në Sektorin për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale. Moderator ishte Kryetari i ARKA z. Feat Kamberovski. Përshëndetjen hyrëse deri te pjesëmarrësit e kishte z. Viktor Ulom, udhëheqës i departamentit për sundim të ligjit pranë Misionit të OSBE në Shkup
z. Voisllav Zafirovski, ndihmës ministër në MPB, udhëheqës i SKBSP kishte ligjëratë për Risitë në Rregulloren për kryerje të punëve në Sektorin për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale, m-r. Petar Jordanovski nga PPDNj kishte ligjëratë rreth pozitës dhe funksionimit të Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionalen Republikën e Serbisë, prof. d-r Trpe Stojanovski, ndihmës ministër në MPB, profesor i Akademisë Policore për Llojet e kontrollit mbi policinë – pasqyrë komparative dhe z. Tripun Tanusheski, zëvendës Avokat i popullit për Marrëdhëniet mes Avokatit të popullit dhe Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale nga aspekti i Rregullores së re.   

Pjesëmarrës ishin këshilltarët juridik të PPDNj, zëvendësit e Avokatit të popullit nga zyra në Shkup dhe zyrat tjera në Maqedoni, inspektorët e SKBSP, profesorë nga Fakulteti juridik në Shkup, përfaqësues nga UHDP dhe OSBE. Si rezultat i ligjërimit nga ana e pjesëmarrësve në tryezën e rrumbullakët, mund të nxirren konkludimet vijuese:

• Imponohet nevoja për qasje drejt ndryshimit të Ligjit për punë të brendshëm dhe të Marrëveshjes kolektive me qëllim të parashikimit të masave tjera disiplinore për sanksionimin e Personave Zyrtar të Armatosur (PZA) të MOB në raste të keqtrajtimit policor, përveç atyre ekzistuese – largim nga puna dhe dënim me para. Përfaqësuesit e SKBSP u pajtuan me konstatimet e sektorit qytetar se ekziston dallim mes shkeljes të të drejtave të qytetarëve nga ana a PZA të MPB dhe masat e shqiptuara dhe mendojnë se zgjidhja qëndron në ndryshimin dhe plotësimin e akteve paraprakisht të përmendura;

• Në vitin 2006, e veçanërisht në vitin 2007, për dallim nga vitet e kaluara, SKBSP në pjesën më të madhe të rasteve i respekton afatet e caktuar me ligj në të cilat duhet ti për gjegjet Avokatit të popullit, shoqatave të qytetarëve dhe qytetarëve të cilët i janë drejtuar SKBSP ose policisë;

• Dispozita e nenit 117, alineja 3 e cila përcakton se SKBSP pas ankesës së parashtruar mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, lë hapësirë për dredhim të drejtësisë. Afati prej gjashtë muajve është i paraparë apostafat për pohime për vepër penale të kryer nga ana e PZA të MPB, ndërsa nga ana tjetër Ligji për marrëdhënie të punës pamundëson ndërmarrje të çfarëdo qoftë mase disiplinore nëse prej ndodhjes së veprimit inkriminues kanë kaluar më tepër se 6 muaj. Përfundohet se secili afat më i gjatë se 3 muaj lë mundësi për keqpërdorim nga ana e të punësuarve në MPB në dëm të të drejtave të njeriut;  

• Është përshëndetur dispozita e rregullores së re për kryerje të punëve të SKBSP me të cilën parashihet përgjegjësi për udhëheqësin i cili ka ditur ose ka qenë i obliguar të dijë për thyerje të rendit të punës dhe disiplinës ose veprim tjetër joligjor të PZA të MPB dhe nuk ka ndërmarrë masa adekuate;

• Në rregulloren e re për kryerje të punëve të SKBSP, poashtu si edhe në të vjetrën nuk ka dispozitë me të cilën qytetari – viktimë e supozuar e keqtrajtimit policor do ti ishin dhënë udhëzime juridike, dhe i njëjti nuk është udhëzuar për mundësinë për mbrojtjen e të drejtave të veta para organeve tjera kompetente;

• Imponohet nevoja nga përpunimi më i hollësishëm i nenit 16 i cili rregullon veprimin sipas ankesave anonime nga ana e qytetarëve. Kështu si është i konceptuar, lë hapësirë për arbitraritet nga ana e inspektorëve të SKBSP gjatë vendimmarrjes a do të veprohet sipas ankesave. Ankesat anonime më së shpeshti janë rezultat i frikës së qytetarëve nga konflikti me PZA të MPB, ndërsa nga ana tjetër ato mund të përmbajnë të dhëna të konfirmuara për thyerje serioze të të drejtave të njeriut dhe të drejtave nga ana e PZA;

• Nevojitet qartësim i termit “lirues” në nenin 20, alineja 3 pika 3 e rregullores, si dhe të shqyrtohet mundësia për largim të tërësishëm të pikës 2 të nenit të njëjtë, në të cilën thuhet se përfundimet e raportit final mund të jenë se nuk ka fakte të mjaftueshme për sjellje joligjore dhe joprofesionale të PZA të MPB. Në procedurën para PP (Prokurorisë Publike) nuk ka dispozitë të këtillë;

• Ekziston nevojë për qartësimin e marrëdhënieve mes SKBSP dhe MPB nga njëra anë dhe Zyrës së avokatit të popullit nga ana tjetër. Në të kundërtën bashkëpunimi i ardhshëm do të jetë i përcaktuar nga vendimet personale të atyre që janë në krye të këtyre institucioneve. Në këtë drejtim nevojitet shfaqje më agresive dhe më proaktive nga ana e përfaqësuesve të Zyrës së avokatit të popullit në veprimin rreth rasteve të keqtrajtimit policor, në pajtim me obligimet ligjore, të mos mund të realizojnë takim me PZA të MPB për të cilët ekzistojnë indice se i kanë thyer në mënyrë të vrazhdë të drejtat e njeriut, vetëm për atë se bëhet fjalë për pjesëtarë të forcave speciale policore. 
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Language
MK | EN
Donator
Partnere
(c) 2006 HRSP. All rights reserved.
Powered by [Joomla!]
<