Logo

PROJEKT PËR PËRKRAHJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Human rights support project

Meny kryesore
Faqja e pare
Per ne
Aktuale
FAQ
Pres
Aktivitete
Fotografi
Publikime
Na pyesni
Vende pune
Kontakt
Linqe
MPB
Avokati i popullit
MRLC
Drejtesi
Syndicate
Mirë se erdhët
Qëllimi i projektit për përkrahjen e të drejtave të njeriut (PPDNj) është të sigurojë këshillim juridik falas të viktimave të sjelljes jo të drejtë policore, të cilët kërkojnë ndihmë gjatë paraqitjes së ankesave zyrtare nëpërmjet mekanizmave të disponueshme të ndryshme administrative dhe juridike.
 
Cilat janë të drejtat tuaja?

Të drejta bazë të njeriut gjatë k0ontakteve me policinë

Lexoni përmbajtjen...
 
Sanksionimi I Rasteve Të Abuzimeve Policore

Nëse fiton dajak ose je i ofenduar dhe i keqtrajtuar nga qytetar rastin me siguri do ta paraqesësh në polici. Ato sipas ligjit janë kompetent t’i mbrojnë të drejtat e tua. Për çfarë nëse të drejtat e tua janë shkelur nga policia? Ku të drejtohesh?

Lexoni përmbajtjen...
 
Cilat janë të drejtat tuaja? Printoni E-mail

Të drejta bazë të njeriut gjatë k0ontakteve me policinë

Ndalim i torturës

Askush nuk duhet t’i nënshtrohet keqtrajtimeve, veprimit ose dënimit çnjerëzor ose nënçmimit

E drejta e lirisë dhe sigurisë

Askujt nuk duhet t’i privohet liria, përveçse në procedurë ligjore

Cilido që privohet nga liria nga ana e personave të autorizuar zyrtar të Ministrisë së punëve të brendshme duhet menjëherë, ndërsa më së voni në afat prej 24 orësh nga momenti i privimit të nxiret para gjykatësit hetues kompetent. Personi i paraburgosur ose i privuar nga liria duhet menjëherë të informohet në gjuhën që e kupton për shkaqet e paraburgosje ose të privimit nga liria dhe për çdo lloj akuze penale kundër tij dhe prej tij nuk mund të kërkohet deklaratë.

Të drejta minimale të personave të privuar nga liria

  • e drejta e heshtjes
  • e drejta të këshillohet me avokat dhe të ketë mbrojtës sipas zgjedhjes së tij
  • e drejta e trajtimeve mjekësore përkatëse
  • në afat prej 24 orësh të informohet anëtar i familjes ose person i afërt me të

Personi i privuar nga liria në mënyrë joligjore, i paraburgosur ose i dënuar në mënyrë të jashtëligjshme ka të drejtë të dëmshpërblimit

Mbi bazën e urdhrit, gjatë bastisjes së shtëpisë ose personit, personat e autorizuar zyrtar të MPB mund t’i konfiskojnë përkohësisht vetëm ato sende dhe dokumente që kanë të bëjnë me qëllimin e bastisjes në rastin e caktuar.

Nëse nuk ekzistojnë shkaqe për konfiskimin e tyre, përkatësisht nëse ndërpritet procedura penale, sendet e konfiskuara përkohësisht do t’i kthehen pronarit.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Language
MK | EN
Ankete
A i sanksionon MPB ne menyre adekuate rastet e keqperdorimeve policore?
 
Donatorë
Partnere
(c) 2006 HRSP. All rights reserved.
Powered by [Joomla!]
<