Logo

PROJEKT PËR PËRKRAHJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Human rights support project

Meny kryesore
Faqja e pare
Per ne
Aktuale
FAQ
Pres
Aktivitete
Fotografi
Publikime
Na pyesni
Vende pune
Kontakt
Linqe
MPB
Avokati i popullit
MRLC
Drejtesi
Syndicate
Mirë se erdhët
Qëllimi i projektit për përkrahjen e të drejtave të njeriut (PPDNj) është të sigurojë këshillim juridik falas të viktimave të sjelljes jo të drejtë policore, të cilët kërkojnë ndihmë gjatë paraqitjes së ankesave zyrtare nëpërmjet mekanizmave të disponueshme të ndryshme administrative dhe juridike.
 
Cilat janë të drejtat tuaja?

Të drejta bazë të njeriut gjatë k0ontakteve me policinë

Lexoni përmbajtjen...
 
Sanksionimi I Rasteve Të Abuzimeve Policore

Nëse fiton dajak ose je i ofenduar dhe i keqtrajtuar nga qytetar rastin me siguri do ta paraqesësh në polici. Ato sipas ligjit janë kompetent t’i mbrojnë të drejtat e tua. Për çfarë nëse të drejtat e tua janë shkelur nga policia? Ku të drejtohesh?

Lexoni përmbajtjen...
 
Risi Printoni E-mail
Tuesday, 06 April 2010
Në vitin 2010 vazhdon zbatimi i Projektit për përkrahjen e të drejtave të njeriut. Projekti i cili zbatohet për 6 vjet, këtë vit është i financuar nga Bashkimi Evropian përmes instrumentit të EIDHR " Forcimi i rolit të shoqërisë civile në promovimin e të Drejtave të Njeriut dhe të reformave demokratike "në vlerë prej 38,000.00 euro (zbatuar nga Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë, Forumi për të drejtat të romëve - Arka nga Kumanova dhe Qendra për iniciativa qytetare nga Prilepi) si dhe Fondi për viktimat nga tortura pranë OKB-së, në shumë prej 35,000 $.

Granti UNVFVT siguron ndihmë të drejtpërdrejtë ligjore falas për viktimat potenciale të torturës policore apo keqtrajtimeve policore në territorin e Republikës së Maqedonisë. Përveç partnerëve ekzistues (Koalicioni, Arka, Qendra për iniciativa qytetare, Qendra për zhvillim demokratik dhe Izbor) këtë vit, ndihma juridike falas zgjërohet me përfshirjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm: Ambasada e parë e fëmijëve në botë, Shoqata për të drejtat e romëve nga Shtipi dhe Meseçina nga Gostivari.

Projekti përveç ndihmës juridike falas për viktimat potenciale të torturës policore ose keqtrajtimeve nga zyrtarët e autorizuar, do të organizojë puntori edukative për oficerët e policisë dhe gardianëve në temë "Mekanizmi kombëtar për parandalim në RM dhe respektimi i të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria" dhe do të bëjë vizita në vendet ku personat janë të privuar ose të kufizuar në lirinë e tyre.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Language
MK | EN
Ankete
A i sanksionon MPB ne menyre adekuate rastet e keqperdorimeve policore?
 
Donatorë
Partnere
(c) 2006 HRSP. All rights reserved.
Powered by [Joomla!]
<