Logo

PROJEKT PËR PËRKRAHJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Human rights support project

Meny kryesore
Faqja e pare
Per ne
Aktuale
FAQ
Pres
Aktivitete
Fotografi
Publikime
Na pyesni
Vende pune
Kontakt
Linqe
MPB
Avokati i popullit
MRLC
Drejtesi
Syndicate
Mirë se erdhët
Qëllimi i projektit për përkrahjen e të drejtave të njeriut (PPDNj) është të sigurojë këshillim juridik falas të viktimave të sjelljes jo të drejtë policore, të cilët kërkojnë ndihmë gjatë paraqitjes së ankesave zyrtare nëpërmjet mekanizmave të disponueshme të ndryshme administrative dhe juridike.
 
Cilat janë të drejtat tuaja?

Të drejta bazë të njeriut gjatë k0ontakteve me policinë

Lexoni përmbajtjen...
 
Sanksionimi I Rasteve Të Abuzimeve Policore

Nëse fiton dajak ose je i ofenduar dhe i keqtrajtuar nga qytetar rastin me siguri do ta paraqesësh në polici. Ato sipas ligjit janë kompetent t’i mbrojnë të drejtat e tua. Për çfarë nëse të drejtat e tua janë shkelur nga policia? Ku të drejtohesh?

Lexoni përmbajtjen...
 
Risi Printoni E-mail
Thursday, 22 July 2010
Në zbatimin e Projektit për Përkrahjen e të Drejtave të Njeriut si donatorë në vitin 2010 u kyç edhe Instituti Shoqëri e Hapur nga Budapesti me grant në lartësi prej 12.000 Euro. Në suaza të aktiviteteve të projektit, me 05 dhe 06 qershor u realizua trajnimi i dytë i oficerëve të policisë në të cilën, prezantim patën z. Ixhet Memeti në temën Rili i Mekanizmit Preventiv Nacional në Republikën e Maqedonisë dhe zonja Aneta Stançevska, ndihmës ministër dhe udhëheqese e sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale pranë MPB-së, së bashku me ekipin e vet në temë Respektimi i të drejtave të personave të privuar nga liria.
Me datë 16.06.2010 koordinatori i projektit dhe drejtor ekzekutiv i Koalicionit të gjithë për gjykim të drejtë morri pjesë me prezantim në puntorinë rajonale me rastin e aplikimit të Ligjit për ndihmë juridike falas. Puntoria rajonale u mbajt në Prilep në prani të disa shoqatave lokale ndërsa ishte e organizuar nga Shoqata e juristeve të rinj maqedonas në temë "Sfidat para krijimit te sistemit për ndihmë juridike falas".
Me datë 18.06.2010 koordinatori i projektit dhe drejtor ekzekutiv i Koalicionit të gjithë për gjykim të drejtë zonja Anica Tomshiç Stojkovska kishte prezentim në trajnimin me temë Respektimi i të drejtave të njeriut gjatë aplikimit të kompetencave policore e organizuar nga sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale pranë njësive speciale të MPB-së.
Trajnimi u organizua dhe realizua në Qendrën e tranimit në Idrizovë, ndërsa koordinatori i projektit nëpërmes temës Roli si shoqerisë civile në mbrojtje e të drejtave të njeriut e prezantoi Projektit për Përkrahjen e të Drejtave të Njeriut.
Me datë 25.06.2010 për shkak të ditës ndërkombëtare për mbrojtjen e viktimave të torturës, Projekti për Përkrahjen e të Drejtave të Njeriut organizoi një panel diskutim mbi parandalimin e torturës. Në këtë diskutim përveç përfaqësuesve të delegacionit Europian, OKB-së dhe Këshillit të Evropës - zyrës për informim-Shkup, prezantim kishin edhe Avokati i Popullit, Drejtori i drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme si dhe përfaqësues të shoqërisë civile: Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe shoqatave të qytetarëve të cilat bashkërisht e implementojnë projektin për Përkrahjen e të Drejtave të Njeriut.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Language
MK | EN
Ankete
A i sanksionon MPB ne menyre adekuate rastet e keqperdorimeve policore?
 
Donatorë
Partnere
(c) 2006 HRSP. All rights reserved.
Powered by [Joomla!]
<