|
Thursday, 20 January 2011 |
|
Në periudhën prej 22-23 nëntor 2010 u mbajt trajnimi i dytë me përfaqësuesit e burgjeve të Manastirit,Prilepit,Strumicës,Ohrit,Strugës si dhe të shtëpisë Edukuese-korrektuese nga Tetova. Ky trajnim u mbajt në bashkpunim me Drejtorinë për zbatim të sanksioneve pranë Ministrisë së drejtësisë,dhe u realizua në lokalet e Komunës së Prilepit. Trajnimi ishte i realizuar nga ana e z.Ixhet Memetit-Avokat i Popullit i RM-së me temë”Roli i Avokatit të Popullit si mekanizëm preventiv Nacional”si dhe nga mr.Stojanka Mirceva nga Fakulteti për siguri me temë”Të drejtat e njerëzve me heqje lirie”.
Në muajin dhjetor koordinatori i projektit dhe këshilltari juridik i Koalicionit “Të gjithë për gjykime të drejta”së bashku me përfaqësues të ekipit të Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale i vizituan stacionet policore Karposh dhe Gazi Babë,realizuan biseda me kamandantat e atyre stacioneve policore dhe njëherit kryen inspektim të vendeve ekzistuese dhe atyre të reja për mbajtje të personave me heqje lirie.
|