|
Nëse fiton dajak ose je i ofenduar dhe i keqtrajtuar nga qytetar
rastin me
siguri do ta paraqesësh në polici. Ato sipas ligjit janë kompetent t’i
mbrojnë
të drejtat e tua. Për çfarë nëse të drejtat e tua janë shkelur nga
policia? Ku
të drejtohesh?
Përsëri rastin duhet ta
paraqesësh në Sektorin për kontroll të brendshëm dhe standarde
profesionale të
MPB... por mos vallë policët tek të cilët do ta paraqesësh rastin nuk do
të
tentojnë me çdo kusht ta mbrojnë kolegun e tyre? Sa do të jenë ato
objektiv
gjatë zbatimit të hetimit në lidhje me ankesën tënde?
A nuk ngjan kjo me fjalën e urtë
popullore Kadiu të gjykon, Kadiu të dënon?! Çfarë po ndodh me
subkulturën
policore, çfarë ndodh me ato raste kur qytetarët ankohen se hëngrën
dajak të
mirë në stacionin policor dhe prej atje dalin me lëndime të dukshme, dhe
më pas
askush i gjallë në stacion nuk ka parë dhe nuk ka dëgjuar gjë. Kolegët
mbrohen
midis tyre në çdo lloj mënyre.
Do të mundohem këtë t’ua prezantoj nëpërmjet rasteve konkrete të
regjistruara
në kuadër të Projektit për përkrahje të të drejtave të njeriut i cili
implementohet në Republikën e Maqedonisë nga fundi i vitit 2003. Në një
nga
rastet pas kryerjes së hetimit të detajuar në kuadër të procedurës
disiplinore
pranë MPB, qytetarit i është dërguar përgjigje në të cilën thuhet se
qytetari
ka keqtrajtuar personin e autorizuar zyrtar me atë që e ka gjuajtur me
sandviç,
a ka sharë, ndërsa kur policët tentuan ta mposhtin rezistencën e
qytetarit, i
njëjti kastile ra në asfalt, sigurisht me qëllim që për lëndimet ti
fajësojë
policët. Në fund gjoja viktimë informohet se ka fituar edhe padi për
kundravajtje.
Kur qytetari iu drejtua OJF-së tonë me qëllim që të fitojë ndihmë
juridike,
paraqiti edhe fotografi ku vërehen lëndimet e dukshme. Nëse të njëjtat i
ka
marrë nga gjoja e rëna në asfalt, siç
pohon policia, atëherë qytetarin duhet ta dominojmë për hyrje në librin
Ginës
të rekordeve. Me një të rënë ka mavijosje në gjithë trupin, nga koka tek
këmbët. E rënë për librin Ginës!
Në rast tjetër, pohohet se
qytetari i ka sulmuar personat e autorizuar zyrtar, ua grisi
legjitimacionet,
ua griste veshjen, ndërsa kur tentuan ta mposhtin reagoi në mënyrë të
pakontrolluar dhe vet ka bërë lëndime të dukshme në trup. Më tej
theksohet se
komshinjtë e tij kanë qenë në gabim kur menduan se komshiu ka qenë i
sulmuar,
dhe kundër qytetarit është ngritur akt akuzë.
Qytetarë të cilët lëndohen vet
nëpërmjet të rënave misterioze, njerëz të poshtër të cilët e hedhin
senduiçin e
tyre mbi policin e parë që do kalojë. Ka edhe rast të qytetarit i cili i
privuar nga liria në automjet policor në mes dy personave zyrtar arriti
të lëndohet
vet. kur pyetëm si, na u tha se kastile ka rënë me kokën e tij në
tavanin e
automjetit. Nga ana tjetër ka policë shumë të sjellshëm të cilët në të
gjitha
mënyrat e mundshme mundohen të jenë në shërbim të qytetarëve dhe
mundohen ti
mbrojnë qytetarët nga vet lëndimet! Dhe
thuajse gjithmonë përdorimi i forcës është i bazuar, i drejtë dhe i
arsyetuar.
Por a është i tillë realiteti?
Qytetarët që na qasen, dhe i ka në një numër të konsiderueshëm (mbi
140),
pohojnë se janë viktima të keqpërdorimit policor. Ndërkaq një numër i
konsiderueshëm i tyre kanë dëshmi mjaftë të forta. Por, çfarë me to?
Sektori i
MPB në një numër të vogël të rasteve konstatojnë shkelje. Edhe në ato
raste
dënimi më i madh për policët është 15% i pagës. Dhe thuajse në të gjitha
rastet
pas paraqitjes së rastit qytetarët marrin akt padi dhe padi për
kundravajtje.
Kjo është mjaftë shqetësuese!
Shqetëson fakti që nuk ka procedurë të shkallës së dytë para MPB. Në
përgjigjen që merr qytetari nuk ka këshillë juridike, nuk ka informacion
se cili është dënimi për policët në rastet kur është konstatuar
shkelje, nuk ka përfshirje të personave të jashtëm në vet procedurën
disiplinore. Në Danimarkë për shembull, kur procedura vjen nga qytetar
në procedurë përfshihen edhe persona nga jashtë në të shumtën e rasteve
përfaqësues të sektorit qytetar. E gjitha kjo me qëllim të shmangen të
gjitha mëdyshjet për objektivitetin e vet procedurës.
Fakti i cili shqetëson shumë është se thuajse në të gjitha rastet
qytetarët të cilët ankohen për sjelljen e Policisë marrin padi penale
dhe kundërvajtjeje. A është ky revansh ndaj qytetarëve të cilët kanë
iniciuar procedurë kundër policëve ose vetëm zbatim i ligjit?
Nevojë e pashmangshme është ndryshimi në punën e Sektorit për kontroll
të jashtëm dhe atë para së gjithash në drejtim të ndryshimit të
mentalitetit të vet policëve sepse ato janë mbrojtës së rendit dhe
qetësisë dhe zbatues të ligjeve. Pistoletat që i mbajnë në brez në asnjë
rast nuk do të thotë se janë mbi ligjin. Duhet t’i mbrojnë dhe
promovojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, dhe jo të njëjtat t’i
shkelin. I domosdoshëm është edhe ndryshim i mekanizmit të vet
procedurës disiplinore, qoftë në drejtimin e përfshirjes së personave të
jashtëm në procedurë, ose me krijimin e trupit të jashtëm të pavarur që
do të veprojë për lëndët e qytetarëve. Në fund, në rastet kur
konstatohet shkelje duhet që policët që kanë kryer shkeljen të
ndëshkohen në mënyrë adekuate dhe qytetari në kohë të informohet për atë
se si është dënuar kryerësi i shkeljes.
Është koha të kryhen ndryshime në rregullativën ligjore e cila rregullon
punën e Sektorit për kontroll të brendshëm, e shoqëruar me edukim të
vazhdueshëm të policisë maqedonase për vendin e të drejtave të njeriut
në hierarkinë e vlerave të shoqërisë maqedonase. Ndërsa ato gjenden në
vetë majën.
Petar JordanoskiÂ
|