| Kumtesë për mediumet 07.10.2008 |
| Wednesday, 29 October 2008 | |
|
Shoqatat e qytetarëve Koalicioni “Të gjithë për gjykime të drejta” nga
Shkupi, Forumi për të drejtat e Romëve Arka nga Kumanova, Qendra për
zhvillim demokratik nga Tetova, Qendra për iniciativë qytetare nga
Prilepi dhe Izbor nga Strumica të cilat së bashku e implementojnë
Projektin për përkrahjen e të drejtave të njeriut të viktimave të
keqtrajtimit policor, i dënojnë ashpër dy rastet e fundit të torturës
policore dhe sulmit ndaj qytetarëve në kryeqytetin e Republikës së
Maqedonisë, të cilat u prezantuan në lajmet e më tepër shtëpive mediale
nacionale.
Projekti i dënon ashpër veprimet e njësisë speciale Alfa të cilat kanë
marrë pjesë në rrahjen e Selim Jusufit nga Luboteni dhe të cilët kanë
përdorë forcë dhe kanë përdorë armë zjarri ndaj viktimës, si dhe
rrahjen e djalit nga ana e tre policëve të komunikacionit në parkingun
e qendrës tregtare Karposh 3 (i njohur edhe si Leptokaria) i cili ishte
i shtrirë në tokë dhe u rrah me grushte dhe shqelma.
Ky projekt është i mbështetur nga Fondacioni Instituti shoqëri e hapur – Maqedoni dhe Fondi i viktimave nga tortura pranë OKB.
|