Sanksionimi I Rasteve Të Abuzimeve Policore

Nëse fiton dajak ose je i ofenduar dhe i keqtrajtuar nga qytetar rastin me siguri do ta paraqesësh në polici. Ato sipas ligjit janë kompetent t’i mbrojnë të drejtat e tua. Për çfarë nëse të drejtat e tua janë shkelur nga policia? Ku të drejtohesh?

Përsëri rastin duhet ta paraqesësh në Sektorin për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale të MPB... por mos vallë policët tek të cilët do ta paraqesësh rastin nuk do të tentojnë me çdo kusht ta mbrojnë kolegun e tyre? Sa do të jenë ato objektiv gjatë zbatimit të hetimit në lidhje me ankesën tënde?

 

A nuk ngjan kjo me fjalën e urtë popullore Kadiu të gjykon, Kadiu të dënon?! Çfarë po ndodh me subkulturën policore, çfarë ndodh me ato raste kur qytetarët ankohen se hëngrën dajak të mirë në stacionin policor dhe prej atje dalin me lëndime të dukshme, dhe më pas askush i gjallë në stacion nuk ka parë dhe nuk ka dëgjuar gjë. Kolegët mbrohen midis tyre në çdo lloj mënyre.


Do të mundohem këtë t’ua prezantoj nëpërmjet rasteve konkrete të regjistruara në kuadër të Projektit për përkrahje të të drejtave të njeriut i cili implementohet në Republikën e Maqedonisë nga fundi i vitit 2003. Në një nga rastet pas kryerjes së hetimit të detajuar në kuadër të procedurës disiplinore pranë MPB, qytetarit i është dërguar përgjigje në të cilën thuhet se qytetari ka keqtrajtuar personin e autorizuar zyrtar me atë që e ka gjuajtur me sandviç, a ka sharë, ndërsa kur policët tentuan ta mposhtin rezistencën e qytetarit, i njëjti kastile ra në asfalt, sigurisht me qëllim që për lëndimet ti fajësojë policët. Në fund gjoja viktimë informohet se ka fituar edhe padi për kundravajtje. Kur qytetari iu drejtua OJF-së tonë me qëllim që të fitojë ndihmë juridike, paraqiti edhe fotografi ku vërehen lëndimet e dukshme. Nëse të njëjtat i ka marrë nga gjoja e rëna në asfalt, siç pohon policia, atëherë qytetarin duhet ta dominojmë për hyrje në librin Ginës të rekordeve. Me një të rënë ka mavijosje në gjithë trupin, nga koka tek këmbët. E rënë për librin Ginës!

Në rast tjetër, pohohet se qytetari i ka sulmuar personat e autorizuar zyrtar, ua grisi legjitimacionet, ua griste veshjen, ndërsa kur tentuan ta mposhtin reagoi në mënyrë të pakontrolluar dhe vet ka bërë lëndime të dukshme në trup. Më tej theksohet se komshinjtë e tij kanë qenë në gabim kur menduan se komshiu ka qenë i sulmuar, dhe kundër qytetarit është ngritur akt akuzë.

Qytetarë të cilët lëndohen vet nëpërmjet të rënave misterioze, njerëz të poshtër të cilët e hedhin senduiçin e tyre mbi policin e parë që do kalojë. Ka edhe rast të qytetarit i cili i privuar nga liria në automjet policor në mes dy personave zyrtar arriti të lëndohet vet. kur pyetëm si, na u tha se kastile ka rënë me kokën e tij në tavanin e automjetit. Nga ana tjetër ka policë shumë të sjellshëm të cilët në të gjitha mënyrat e mundshme mundohen të jenë në shërbim të qytetarëve dhe mundohen ti mbrojnë qytetarët nga vet lëndimet! Dhe thuajse gjithmonë përdorimi i forcës është i bazuar, i drejtë dhe i arsyetuar.

Por a është i tillë realiteti? Qytetarët që na qasen, dhe i ka në një numër të konsiderueshëm (mbi 140), pohojnë se janë viktima të keqpërdorimit policor. Ndërkaq një numër i konsiderueshëm i tyre kanë dëshmi mjaftë të forta. Por, çfarë me to? Sektori i MPB në një numër të vogël të rasteve konstatojnë shkelje. Edhe në ato raste dënimi më i madh për policët është 15% i pagës. Dhe thuajse në të gjitha rastet pas paraqitjes së rastit qytetarët marrin akt padi dhe padi për kundravajtje. Kjo është mjaftë shqetësuese!

Shqetëson fakti që nuk ka procedurë të shkallës së dytë para MPB. Në përgjigjen që merr qytetari nuk ka këshillë juridike, nuk ka informacion se cili është dënimi për policët në rastet kur është konstatuar shkelje, nuk ka përfshirje të personave të jashtëm në vet procedurën disiplinore. Në Danimarkë për shembull, kur procedura vjen nga qytetar në procedurë përfshihen edhe persona nga jashtë në të shumtën e rasteve përfaqësues të sektorit qytetar. E gjitha kjo me qëllim të shmangen të gjitha mëdyshjet për objektivitetin e vet procedurës.
Fakti i cili shqetëson shumë është se thuajse në të gjitha rastet qytetarët të cilët ankohen për sjelljen e Policisë marrin padi penale dhe kundërvajtjeje. A është ky revansh ndaj qytetarëve të cilët kanë iniciuar procedurë kundër policëve ose vetëm zbatim i ligjit?

Nevojë e pashmangshme është ndryshimi në punën e Sektorit për kontroll të jashtëm dhe atë para së gjithash në drejtim të ndryshimit të mentalitetit të vet policëve sepse ato janë mbrojtës së rendit dhe qetësisë dhe zbatues të ligjeve. Pistoletat që i mbajnë në brez në asnjë rast nuk do të thotë se janë mbi ligjin. Duhet t’i mbrojnë dhe promovojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, dhe jo të njëjtat t’i shkelin. I domosdoshëm është edhe ndryshim i mekanizmit të vet procedurës disiplinore, qoftë në drejtimin e përfshirjes së personave të jashtëm në procedurë, ose me krijimin e trupit të jashtëm të pavarur që do të veprojë për lëndët e qytetarëve. Në fund, në rastet kur konstatohet shkelje duhet që policët që kanë kryer shkeljen të ndëshkohen në mënyrë adekuate dhe qytetari në kohë të informohet për atë se si është dënuar kryerësi i shkeljes.


Është koha të kryhen ndryshime në rregullativën ligjore e cila rregullon punën e Sektorit për kontroll të brendshëm, e shoqëruar me edukim të vazhdueshëm të policisë maqedonase për vendin e të drejtave të njeriut në hierarkinë e vlerave të shoqërisë maqedonase. Ndërsa ato gjenden në vetë majën.
Petar Jordanoski